Loading…

Edhe një kompani për shpërndarjen e arkave fiskale

  • 06/12/2016 | 20:02

Edhe një kompani për shpërndarjen e arkave fiskale

Naftëtarët po vazhdojnë të sfidojnë shtetin. Për vite të tëra institucionet përgjegjëse nuk arritën t’i detyronin që të fiskalizoheshin, duke i lejuar që të njëjtat të shisnin naftë pa dhënë kupon fiskal.

Andaj u pajtuan që të lejojnë futjen në treg edhe të një kompanie që do të merrej me shpërndarjen e arkave fiskale. E numri i kompanive që nuk janë fiskalizuar nuk është edhe i vogël.

Edhe pse kompania e re e shpërndarjes së arkave fiskale “Service Global EU” mori licencën, e njëjta nuk ka arritur ende të fillojë punën.

Kohavision përgjatë dy javëve vazhdimisht është përpjekur të marrë një përgjigje nga drejtuesit e kompanisë në fjalë, por të njëjtit vazhdimisht i janë shmangur duke gjetur arsyetime nga më të ndryshmet për të mos dhënë detaje se kur do të nisin vendosjen e arkave fiskale.

E njëjta kompani që ka në posedim edhe kompani të shitjes së derivateve të naftës ka nënshkruar kontratë thuajse me të gjitha kompanitë që ishin pjesë e kundërshtimit për të mos u fiskalizuar deri më tani, përfshirë edhe me kryetarin aktual të shoqatës së naftëtarëve që ka kundërshtuar të fiskalizohet deri tash.

KTV-ja ka pasur kontakte me disa kompani që kanë nënshkruar kontratë me të njëjtën kompani të shpërndarjes së arkave fiskale dhe të cilat prapa kamerës kanë konfirmuar se të njëjtës kompani i kanë bërë një parapagim për arkat e porositura, edhe pse ligjet në fuqi nuk parashohin pagesa të pjesshme. E vetmja gjë që po bën ATK-ja, është shpresa se deri në fund të vitit do të kryhet procesi i fiskalizimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë