Loading…

Edhe një martesë e dështuar por e rritur financiarisht: Kim rrëfehet në “Keeping Up with The Kardashian

  • 04/06/2021 | 17:22

Edhe një martesë e dështuar por e rritur financiarisht: Kim rrëfehet në “Keeping Up with The Kardashian

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West, emri i të cilit u bë edhe më i famshëm pas lidhjes me femrën që konsiderohet seks simbol, muaj më parë i kanë dhënë fund martesës së saj disa vjeçare, shkruan Gazeta Metro.


Dyshja u divorcuan para disa muajve dhe pas vetes lanë katër fëmijët e tyre, ndërsa shkakun se përse dështoi kjo martesë nuk është bërë publike nga asnjëri edhe pse aludohet se njëra nga arsyet ka qenë çrregullimi psikik i Kanyet.

“Thjesht mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe do ta ndjekë në të gjithë vendin dhe të shkojë në Wyoming. Unë nuk mund ta bëj atë. Ai duhet të ketë një grua që mbështet çdo lëvizje të tij dhe udhëton me të dhe bën gjithçka, dhe unë nuk mundem. Ndihem e dështuar. Është martesa ime e tretë. Po, unë ndjehem si një dështake. Por nuk dua ta mendoj më këtë. Dua të jem e lumtur”, tha ajo duke lënë të kuptohet se zhvendosja e Kanye në një vend tjetër është arsyeja e ndarjes.

Mirëpo të gjithë këtë, Kim Kardashian West nuk kishte se si të mos ta përdorte për përfitime financiare dhe të pak nga historina, çoftë ajo e vërteta apo e modifikuara, ajo e tregoi në njërën nga episodet e sezonit të fundit të “Keeping Up With The Kardashian”.

Së fundmi edhe Kim edhe Kanye janë përfolur se kanë filluar lidhje të re dashurie mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare. Kim dhe Kanye janë prindër të katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm, kujdestarinë e së cilëve çifti kanë vendosur ta kenë të përbashkët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë