Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari pritet themelojë një subjekt të ri politik, e kjo në ditën e lindjes së legjendarit, Adem Jashari.
E kësaj iniciative do t’i bashkohen edhe disa fytyra të njohura të PDK’së.
Burime të Gazetës Metro thonë se këtij subjekti që pritet të themelohet, do t’i bashkohet edhe nënkryetari i cili vjen nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku, si dhe deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.
Detajet e reja në lidhje me formimin e partisë mësohet se do t’i shpalosin ditëve në vijim./gazetametro.net