Loading…

Edhe një person mbytet në Vlorë

  • 06/08/2017 | 21:47

Edhe një person mbytet në Vlorë

Në tjetër person është mbytur ditën e sotme në bregdetin shqiptar. Tani një mashkull i moshë 49 vjeçarre me inicialet A. N., banues në Novoselë.

Burri mësohet se është mbytur në lumin e Vjosës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dje dhe sot fatkeqësisht ka pasur shumë të mbytur në det.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi  A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë.

Shërbimet e policisë janë ende duke  kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë