Loading…

Edhe një shkollë në Pejë thyen grevën, nis mësimin të hënën

  • 23/09/2022 | 19:09

Edhe një shkollë në Pejë thyen grevën, nis mësimin të hënën

Shkolla e Mesme e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë ka njoftuar se nga e hëna e 26 shtatorit do të nis procesin mësimor.


Nxënësit e kësaj shkolle, përveç që do t’u kthehen bankave shkollore ditën e hënë, ata do të kenë mundësinë të ndjekin mësimet në objektin e ri të shkollës.

Në njoftimin zyrtar të shkollës thuhet se koha është për reflektim.

“Është momenti për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri” thuhet në njoftimin e shkollës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë