Loading…

Edhe një shqiptare shpërblehet me çmim në ‘MTV Video Music Awards’

  • 10/09/2019 | 09:26

Edhe një shqiptare shpërblehet me çmim në ‘MTV Video Music Awards’

Suksesi i shqiptarëve nëpër botë nuk ka të ndalu, këtë e ka dëshmuar edhe Ava Max e cila u shpërblye në një nga evenimentet më të rëndësishme të muzikës, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, e cila ka pak kohë që ka debutuar në skenën muzikore.

‘Sweet but Psycho’ është kënga e cila e bëri të famshëm Avan dhe me të cilën arriti në numrin 10 në Billboard Hot 100 këtë maj të kaluar dhe arriti kulmin në Nr. 1 në mbi 25 shtete, duke përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo po ashtu këtë vit u shfaq për herë të parë në ‘MTV Video Music Awards 2019’, teksa u komentua mjaft shumë për stilin e saj të veçantë.

Së fundmi, biondja ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, se është nderuar nga MTV me titullin ‘Push artist of the month’ me këngën e re ‘Torn’.

 

View this post on Instagram

 

Full video up on my YouTube 🔮 Thank you to @mtv for making me mtv push artist of the month🖤 #TORN 🎸- @nicoaranda11

A post shared by Ava Max 🔮 (@avamax) on

‘Torn’ është publikuar para pak ditëve, por që ka pushtuar platformat muzikore dhe në YouTube tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë