Loading…

Edhe pak ditë nxeht, nga kjo ditë rikthehet shiu dhe bubullima

  • 30/06/2020 | 20:30

Edhe pak ditë nxeht, nga kjo ditë rikthehet shiu dhe bubullima

Dy ditëve të para të muajit korrik të nxehtit afrikan që po shtrihet mbi vendin tonë, do të sjellë mot të nxehtë tipik veror, duke rritur temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, trasnmeton Gazeta Metro.


Ditën e mërkurë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa ditën e enjte orëve të pasdites vende-vende priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullima.

Nga dita e premte një turbullirë nga Atlantiku dhe masa më të freskëta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon, që ditëve të fundjavës kushtëzojnë sërish mot të paqëndrueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi, si dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare.

1.07.2020 – Kryesisht nxehtë dhe me diell. Përreth viseve malore gjatë ditës priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e në vise malore 13C deri 25C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 2-4m/s. Indeksi UV: 11.

2.07.2020 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e priten mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 35C, e vise malore 13C deri 24C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 4-9m/s. Indeksi UV: 10/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë