Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se institucionet financiare ndërkombëtare po na thonë që të shfrytëzojmë organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra.
Mustafa rreth kësaj ka thënë se Kosova nuk do të plotësojë këtë kriter nuk do të konsiderohet më vendi i varfër.
“Institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër”, shkruan në proflin e tij në Facebook.
Ai shtoi se jo moti indentiteti tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër dhe të papunë por ne sot jemi shtet sovran, me normë më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunisësë./gazetametro.net