Nisma për Kosovën, i ka ardhur edhe një mbështetje për balotazhin në Drenas që do të mbahet me 18 dhjetor.
Partia Fjala, dega në Drenas e ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e Nismës Isa Xhemajli.
Vehbi Berisha, ish kandidat nga Partia Fjala, ka thënë se do t’i jep mbështetje kandidatit të Nismës Isa Xhemajli për kryetar të Drenasit, pasi që sipas tij, ai është kandidat i duhur për këtë komunë.
“Ne do ta mbështesim Nismën në këto zgjedhje, pa asnjë kusht. Thjesht kemi vendosur ta përkrahim Isa Xhemajlin, sepse kemi përafrime me Nismën si dy subjkete politike me program të ngjajshëm qeverisës”, ka thënë Berisha për Gazetën Metro.
Ndryshe, ditë më parë Nisma për Kosovën, ka lidhur koalicion me AKR’në dhe ish kandidatin e pavarur Xhavit Drenori.
Ndërsa në zgjedhjet e 4 dhjetorit, Partia Fjala kishte marrë 567 vota gjithsejtë ose në përqindje prej 2.72%./gazetametro.net