Loading…

Edhe Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

  • 19/01/2022 | 21:40

Edhe Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike.


Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që e nisën më mirë 11:5, por mysafirët shpejt e barazuan rezultatin në 13:13 dhe kaluan në epërsi, që e rritën deri në nëntë pikë, 17:26. Në periudhën e dytë mysafirët ishin bindshëm më të mirë, duke dominuar në mbrojtje e në sulm, dhe si bllokuan në tërësi kundërshtarët që për dhjetë minuta shënuan vetëm shtatë pikë, kurse në pushim shkuan me epërsi të dyfishtë 24:48.

Në periodën e tretë, vendasit ishin më të mirë që arritën të shkrijnë epërsinë në vetëm dhjetë pikë, 48:58, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:71. Skuadra e Kamzës vazhdoi me lojë të mirë edhe në dhjetë minutat e fundit, ku ngushtoi shifrat në vetëm pesë pikë, 81:86, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me rezultat 86:95.

Te Kamza Basket u dallua Gerad Davis me 35 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime dhe Eric Ëilliams me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 21 pikë e nëntë asistime, Courtney Fells me 20 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 13 pikë e 15 kërcime dhe Arti Hajdari me 24 pikë.

Kamza ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka pesë fitore dhe tri humbje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë