Loading…

Edhe prokuror edhe dëshmitar: Avokati i Haradinajt alarmon për ‘shkelje flagrante’ nga Specialja

  • 26/10/2021 | 17:48

Edhe prokuror edhe dëshmitar: Avokati i Haradinajt alarmon për ‘shkelje flagrante’ nga Specialja

Mbrotja e Nasim Haradinajt ka kërkuar përjashtimin e një “prokurori të asociuar” në rastin kundër tij në Gjykatën Speciale.

Sipas mbrojtjes së Nasim Haradinaj, ky person, emri i të cilit është redaktuar nga regjistri, në të ardhmen do të shërbejë edhe si dëshmitar në këtë rast, shkruan lajmi.net.

Kjo në thelb, siç edhe e thekson mbrojtja e ish-nënkryetarit të OVL-së, do të përbente një shkelje flagrante të të drejtave të akuzuarit.

“Para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Kodi i Sjelljes Profesionale”) mbrojtja kërkon për një urdhër që përjashton Prokurorin e Asociuar [I REDAKTUAR] nga paraqitja në këtë procedurë si avokat gjykues në bazë të faktit se ekziston si dëshmitar në procedurë dhe se vazhdimi i paraqitjes së tij para Trupit Gjykues mund të rezultojë në shkelje të të drejtave të të akuzuarit për gjykim të drejtë”, thuhet në parashtresën e avokatit të Haradinajt, Toby Cadman.

“Prokurori i asociuar [I REDAKTUAR] nuk mund të veprojë në cilësinë e tij si prokuror i asociuar në rastin konkret sepse ka të ngjarë që ai të duhet të paraqitet si dëshmitar në këtë rast. Një çështje që është argumentuar vazhdimisht gjatë gjithë këtyre procedurave është se ka një boshllëk material në zinxhirin e paraburgimit midis dokumenteve kryesore që kanë të bëjnë me sekuestrimin e dokumenteve të ZPS-së që janë marrë në Hagë dhe i janë dorëzuar Zdenka Pumper për ekzaminim”, thuhet tutje në kërkesën e avokatit të Haradinajt.

Për këto dhe arsye tjera, mbrojtja konsideron se nëse realiteti aktual nuk ndryshon, të akuzuarve do t’u shkilen në formë flagrante të drejtat.

Kësisoj, avokati ka kërkuar që “prokurori i asociuar” me urdhër të gjykatës të përjashtohet nga rasti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë