Loading…
Edhe pse jo miq, Messi me kënaqesi do të pranonte ftesën për darkë nga Ronaldo
  • 12/09/2019 | 17:30

Edhe pse jo miq, Messi me kënaqesi do të pranonte ftesën për darkë nga Ronaldo

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pranon se nuk është mik i ngushtë me Cristiano Ronaldon, por do të pranonte me kënaqësi një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit, shkruan Gazeta Metro.


I pyetur nga media spanjolle ‘Sport’, nëse ai do të pranonte një ftesë zyrtare për darkë nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo, Messi është përgjigjur:

“Ne mund të mos jemi miq sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë të zhveshjes së bashku. Nuk e di nëse mund të dalim në një darkë sepse secili nga ne ka jetën dhe angazhimet e veta, por padyshim që unë do ta pranoja ftesën”, ka përfunduar ai.

Gjatë mbrëmjes së 29 gushtit, në dhënien e çmimit si lojëtari më i mirë i vitit, dyshja është pyetur për marrëdhënien e tyre shoqërore, dhe Ronaldo ka shprehur admirim dhe respekt për rivalin tij, duke sugjeruar se ai dhe Messi mund të takoheshin për darkë.

Messi do të garojë edhe një herë me Ronaldon dhe mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk, për FIFA Best dhe Ballon d’Or të 2019’tës.

Dyshja e famshme kanë kaluar shumë vite duke garuar përkrah njëri-tjetrit për çmime kolektive dhe individuale në futboll. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë