Loading…

Edhe Thaçi reagon për vrasjen mizore të Qerim Kelmendit

  • 27/02/2020 | 12:07

Edhe Thaçi reagon për vrasjen mizore të Qerim Kelmendit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për vrasjen mizore të Qerim Kelmendit në Pejë, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se kjo vrasje tinëzare ishte tronditëse për të dhe qytetarët e Kosovës, si dhe i ka bërë thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë.

Ai këtë vrasje e ka quajtur si tinëzare dhe se është vrarë njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK’së.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, ka shkruar Thaçi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë