Loading…

Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

  • 01/07/2020 | 21:44

Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Edhe tre pacientë kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë, duke e quar kështu në 54 numrin e përgjithshëm, shkruan Gazeta Metro.


Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e mërkurë.

Të martën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 51 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Po ashtu sot edhe 113 raste të reja janë shënuar në Kosovë me koronavirus në Kosovë, në 266 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Kurse sot janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 2.991 raste, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese//gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë