Loading…

Edhe Walker ndjen keqardhje për mungesën e rrymës në Kosovë: Jam i pikëlluar

  • 15/01/2022 | 12:33

Edhe Walker ndjen keqardhje për mungesën e rrymës në Kosovë: Jam i pikëlluar

Ish-diplomati amerikan, William Walker, ka marrë pjesë përmes një video mesazhi në ceremoninë e 23 vjetorit të përkujtimit të Masakrës së Reçakut, shkruan Gazeta Metro.


Ai nuk arriti të merrte pjesë në Kosovë fizikisht për shkak të pandemisë dhe një operacioni të vogël që kishte pasur.

Walker në këtë video adresim ka folur për progresin që ka arritur Reçaku dhe në përgjithësi Kosova gjatë këtyre viteve.

Ai ka thënë se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin si dhe se ndihet i pikëlluar kur dëgjon për mungesën e energjisë elektrike.

“Reçaku tani ka ndryshuar.  Dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Kur kthehem dhe shoh progresin që është bërë dhe gjërat që po ndodhin.. Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike dhe që Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin.  Këto gjëra më pengojnë”, ka shtuar tutje ish-diplomati amerikan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë