Loading…

Edhe zyrtarisht: Bedri Hamza kandidat për kryetar të Mitrovicës

  • 31/07/2021 | 20:53

Edhe zyrtarisht: Bedri Hamza kandidat për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, duke e shpallur Bedri Hamzën kandidat për kryetar të ardhshëm të kësaj komune.


Përmes një dedikimi të veçantë për Bedri Hamzën, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ai është profesionist i lartë, një punëtor i madh, një njeri i urtë e i ndershëm që do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, siç tha Krasniqi, këtë fat e ka Mitrovica.

“Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë”, tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë