Loading…

Edhe zyrtarisht nis tërheqja e trupave të SHBA’së dhe NATO’s nga Afganistani

  • 01/05/2021 | 10:48

Edhe zyrtarisht nis tërheqja e trupave të SHBA’së dhe NATO’s nga Afganistani

Pas gati 20 vjetëve, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nisin të shtunën zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani, duke e lënë këtë shtet me një të ardhme të paqartë, ndërkohë që rriten sulmet nga kryengritësit talibanë.


Rreth 10,000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2,500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1,100 nga Gjermania do të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator.

Dita e 1 majit shënon nisjen zyrtare, mirëpo pajisjet ushtarake veçse kanë nisur të largohen nga Afganistani disa javë më parë.

Disa shtete të NATO-s kanë angazhuar forca shtesë në mënyrë që të garantojnë procesin e tërheqjes.

Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat gjatë procesit të tërheqjes.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se secili sulm do të ketë përgjigje të fuqishme.

Tërheqja e forcave ndërkombëtare do të jetë test për forcat afgane të sigurisë, të cilat do të duhet të mbrojnë territorin e tyre që kontrollon qeveria.

Gjeneralët amerikanë kanë shprehur së fundmi shqetësime se tërheqja mund të rezultojë me rrëzim të Qeverisë afgane, apo me luftë të re civile.

Megjithatë, presidenti amerikan Joe Biden është i vendosur të zbatojë planin e tërheqjes të trupave deri më 11 shtator, kur shënohet 20-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Aleatët e Uashingtonit në NATO po ashtu kanë thënë se do të ndjekin rrugën e SHBA-së për largim nga ky shtet. /REL

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë