Loading…

Edi Rama, artisti që preferohet t’i vlerësohen veprat gjatë Bienales së Venecias

  • 08/03/2017 | 18:29

Edi Rama, artisti që preferohet t’i vlerësohen veprat gjatë Bienales së Venecias

Edi Rama, artisti që preferohet t’i vlerësohen veprat gjatë Bienales së Venecias, sipas revistës “Sleek”


“Sleek” ka publikuar dje listën e artistëve që preferohet të vizitohen gjatë Bienales së Venecias e cila do të hapet muajin maj në Itali. Rama nuk përfaqëson asnjë Pavijoni por është pjesë e një ekspozite anësore gjatë Bienales, shkruan KultPlus.

Rama cilësohet si një prej artistëve që do të marrë vëmendje gjatë Bienales kjo edhe për faktin e prapavijës së tij si politikan. Sleek Magazine e fut atë në listën e dhjetë artistëve.

auto_pikturat_31478959201-701x394

“Me siguri, njëjtë si Angela Merkel apo si një gjirafë, çka Edi Ramës i nevojitet për të bërë art është intervali mes orës 1 dhe 4 në mëngjes, në pallatin presidencial” shkruan mes tjerash revista “Sleek Magazine”.

Në këtë ekspozitë “Viva Arte Viva ”janë ftuar 100 artistë me veprat e tyre, ku në këtë shifër do të jenë edhe tre shqiptar, në mesin e tyre edhe kryeministri shqiptar, transmeton gazetametro.net

“Viva Arte Viva ” është një thirrje, një shprehje e pasionit për artin dhe gjendjen e artistit. Kjo ekspozitë gjithhashtu  është një bienale e konceptuar me artistët, nga artistët dhe për artistët. Ajo merret me format që ata propozojnë, pyetjet që ata ngrenë, praktikat që ata zhvillojnë dhe format e jetës që ata zgjedhin. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë