Loading…

Edi Rama i bën bashkë Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin në Tiranë

  • 26/10/2019 | 10:43

Edi Rama i bën bashkë Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin në Tiranë

Samiti për Paqe të Evropës Juglindore i organizuar në Tiranë, ka bërë bashkë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe liderin e Vetëndosjes Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi është i ftuar si president i Kosovës, Kurti është duke marrë pjesë si ambasador i paqes dhe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

E gjithë kjo ngjarje është organizuar në Tiranë, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet edhe për lidhje të afërta me Hashim Thaçin. Raporte të mira Rama ka edhe më Kurtin, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim disa orësh të gjatë.

Aktualisht Kurti është duke marrë pjesë në këtë samit dhe është pjesë e panelit së bashku me Arbër Xhaferin dhe Christopher Hill.

Në anën tjetër Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e këtij Samiti.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes”.

“Në këtë samit, presidenti Thaçi do të flasë për perspektivën e paqes në Ballkan. Samiti zhvillon punimet prej 25 deri më 27 tetor dhe tema kryesore të tij janë paqja, siguria dhe zhvillimi human i Evropës Juglindore”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.

Kujtojmë se Albin Kurit është pyetur disa ditë më parë lidhur me raportet e tij me Hashim Thaçin i cili cilësoi raporte të mira për shkak se sipas tij nuk ekzistojnë.

“Raporte e mija me Thaçin janë shumë të mira, sepse ato nuk egzistojnë fare”, kishte deklaruar Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë