Loading…

Edi Rama, i vetmi nga liderët që nuk ka reaguar akoma për Ramush Haradinajn

  • 20/07/2019 | 12:48

Edi Rama, i vetmi nga liderët që nuk ka reaguar akoma për Ramush Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është bërë i vetmi nga liderët shqiptarë që nuk ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Rama ka zgjedhur që të merret me mbylljen e lokaleve nëpër Durrës dhe Tiranë që po bëhen nga inspektorët tatimor atje dhe anashkaluar dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Përderisa, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe shumë politikanë dhe dhe figura të larta në Shqipëri kanë reaguar për dorëheqjen si kryeministër të Ramush Haradinajt, një gjë të tillë akoma nuk e ka bërë Edi Rama.

Mbetet të shihet nëse Rama do ta telefonojë Ramush Haradinaj apo të reagojë përmes Facebook’ut.

Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u bë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë