Loading…

Edi Rama më i kërkuari nga kosovarët në “Google”

  • 31/10/2016 | 20:46

Edi Rama më i kërkuari nga kosovarët në “Google”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është njeriu më i kërkuar gjatë kësaj jave në makinën më të njohur të kërkimit në internet “Google”, nga kosovarët.
Bujë të madhe dhe të përfolura në Kosovë kishte bërë një debat i Ramës në televizionin Klan Kosova.

Në këtë debat fokus më të madh kishte marrë raporti Kosovë-Shqipëri, kjo pas vizitës së fundit në Serbi  të Kryeministrit të Shqipërisë në Forumin për Siguri i mbajtur në Beograd, transmeton Insajderi.

Përveç diskutimeve të mëdha në rrjetet sociale në lidhje më debatin e Ramës dhe gjashtë analistëve kosovarë, emri i kryeministrit të Shqipërisë është kërkuar më së shumti nga kosovarët në makinën më të madhe kërkimore në internet – “Google”.

Sipas “Google Trends”, e cila tregon trendet dhe lajmet më të klikuara në “Google”, nga dhjetë fjalitë më të kërkuara në shtatë ditët e fundit për territorin e Kosovës, dy të parat janë me emrin e kryeministrit të Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë