Loading…

Edi Rama në konferencë të jashtëzakonshme

  • 04/05/2017 | 09:30

Edi Rama në konferencë të jashtëzakonshme

Në orën 12 kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një komunikim me mediat nga Kryeministria.


Edhe pse ende nuk dihet ende se për çfarë Rama do të flasë në këtë konferencë, kjo do të jetë e para pas takimeve me negociatorët ndërkombëtarë të ardhur me mision të veçantë për të rivendosur dialogun mes palëve politike, por edhe pas takimit të djeshëm me kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Pas takimeve të shumta edhe me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, duket se sot Rama do të japë përgjigje për gjithë situatën që është krijuar në politikën shqiptare, ku në prag zgjedhjesh opozita ka vendosur të vazhdojë bojkotin ndërsa nuk është regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Dje ndërkohë, me ndërmjetësimin e presidentit Bujar Nishani, është mbajtur një takim tre orësh në Presidencë në mes të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por që përfundoi pa asnjë rezultat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë