Loading…

Edi Rama nga Praga: Jemi B pa E, synimi është të bëhemi BE

  • 06/10/2022 | 15:30

Edi Rama nga Praga: Jemi B pa E, synimi është të bëhemi BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Pragë ku do të mbahet  samiti i parë i  Komunitetit Politik Evropian.


Në një fjalë rasti para gazetarëve, Rama ka thënë se Shqipëria është një B pa E dhe synimi është që të bëhet BE, duke aluduar në Bashkimin Evropian.

“Ky samit nuk është një ide e re, është e vjetër. Por është rilindur në një kohë krizash dhe shpresoj që nuk nevojitet një krizë tjetër për një takim tjetër sikur ky. Uroj që nga ky takim të vazhdohet dhe të ndërtohet diçka shumë e rëndësishme për komunitetin e madh të evropian”. tha Rama.

“Shqipëria është pjesë e Ballkanit Perëndimor e rrethuar me kufijtë evropianë dhe për ne është shumë e rëndësishme që duke qenë B pa E, të bëhemi BE”, Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë