Loading…

Edi Rama takohet me Mark Zuckerberg

  • 14/02/2020 | 22:22

Edi Rama takohet me Mark Zuckerberg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me krijuesin e Facebook’ut, Mark Zuckerberg, në një darkë në Mynih për Konferencën e Sigurisë, shkruan Gazeta Metro.


Nga sot e deri me datë 16 shkurt, do të zgjatë Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Përfaqësuesit nga politika, biznesi, shkenca dhe shoqëria civile diskutojnë mbi krizat aktuale dhe sfidat e ardhshme në botë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë edhe politikanët shqiptarë, si: Edi Rama, Hashim Thaçi, Albin Kurti, Gent Cakaj dhe Glauk Konjufca.

Ndërkaq pjesë e kësaj është edhe Mark Zuckerberg, me të cilin është takuar Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vet Rama në një shkrim në Facebook, të cilit i ka bashkangjitur edhe fotografi.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë