Loading…

Edi Rama takohet sot me Albin Kurtin

  • 25/10/2019 | 08:30

Edi Rama takohet sot me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se sot do të takohet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Rama ka njoftuar për këtë takim mbrëmë në emisionin “Opinion” kur është pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës se pse nuk ishte takuar me Albin Kurtin në Tiranë, kur ky i fundit ishte atje disa ditë më parë.

“Sa i përket Albin Kurtit, në dijeninë time, nesër unë e kam takimin me të. Zien kazani dhe del që Albin Kurti erdhi këtu ta festojë fitoren dhe nuk u takua me mua. Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe e kemi caktuar takimin, në mos gabohem unë, nesër”.

“Nuk kam asnjë problem, përkundrazi mezi pres që ai ta marrë detyrën dhe ne të vazhdojmë punën”. Por, kryeministri shqiptar nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë takim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë