Kryeministri shqiptar, Edi Rama, njihet se është një adhurues i futbollit, por ai shquhet edhe për ironitë e mbrehta.
Një të tillë e ka bërë sot, ku i pari i Qeverisë në Facebook ka ironizuar me kryetarin e PD’së, Lulzim Bashën, duke e lidhur me humbjen e mbrëmshme të Barcelonës.
Rama ka postuar një fotografi në të cilën paraqitet Lulzim Basha teksa ‘fton’ tifozët e Barcelonës t’i bashkëngjiten në protestën tek çadra në shesh, ku opozita po qëndron tash e sa kohë, për të kërkuar ‘përsëritjen e ndeshjes’.
Rama, ndërkohë, me çadrën protestuese të opozitës ka ironizuar edhe më herët./gazetametro.net