Loading…

Edi Rama tha se do ta padisë për shpifje: Flet Ramush Haradinaj

  • 25/10/2019 | 13:12

Edi Rama tha se do ta padisë për shpifje: Flet Ramush Haradinaj

Ish-kryministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj është pyetur pas akuzave dhe fjalëve të rënda që Edi Rama i hodhi mbi të gjatë një emisioni, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj në një komunikim me televizionin informativ “News 24”, Haradinaj nuk u tërhoq nga akuza e tij. “Nuk e kam ndjekur atë që tha Rama. Kam lexuar nëpër portale. Ai ka shqetësimet e tij. Unë kam kundërshtuar shkëmbimin e territoreve, do të ishte humbje e madhe për Kosovën. Duan të marrin pasuritë e Kosovës”, ka thënë ai.

Reagimi i Haradinajt vjen pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë për çështjen e heqjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe, në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në prill në Berlin.

Kujtojmë që Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama ka drejtuar fjalë të rënda drejt ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, duke e quajtur gënjeshtar pasi ky i fundit e ka akuzuar se i ka bërë presion Rama për ta hequr taskën.

Rama ka thënë se do ta padisë në Gjykatat e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është akuzuar nga një politikan gënjeshtar.

“Është një person për të cilën jam detyruar për herë të parë dhe shpresojë të jetë hera e fundit që të dal publikisht, sepse gënjeu në mënyrë më të paskrupullt pasi jemi kthyer nga Berlini, duke thënë që në Berlin me demek se unë i bëra presion më shumë se të tjerët ta heqin taksën, unë asnjëherë nuk i kam thënë, unë vetëm i thash Ramush kjo që po të propozon Emannuel Macroni të vjen vetëm një herë, nuk vjen dy herë”, tha Rama në Opinion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë