Loading…

Edi Rama tregon pse nuk ka patentë-shofer

  • 02/12/2021 | 23:39

Edi Rama tregon pse nuk ka patentë-shofer

Në prezantimin e platformës antikorrupsion, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka ende punë në mënyrë që të garantohet qytetari se do të gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve.


Ndër të tjera, Rama ka treguar se nuk ka aplikuar ndonjëherë për patentë shofer sepse, sipas tij, nuk është i zoti që të ngasë makinën, plus ka thënë se i ka këmbët e gjata.

“Ne kemi ende disa punë për të bërë që ta garantojmë qytetarin që ta gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve, në telefon ose në kompjuter dhe ne do t’i mbyllim sportelet dhe të gjithë ata që janë mësuar që të rrinë te sporteli për të kaluar lekë nëpër xhepat e njerëzve, do ta kenë të mbyllur para syve sportelin dhe nuk do të kenë mundësi që të kapin dot asnjë njeri, por do të jenë nëpër zyra, duke marrë nga kompjuteri kërkesat. Fjala vjen, Edi Rama ka aplikuar për patentë makine që nuk kam për ta bërë ndonjëherë, të them të drejtën, sepse nuk jam i zoti që të ngas makinën, plus i kam edhe këmbët e gjata, është shumë e ngatërruar,” ka thënë Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë