Loading…

Edi Rama zbulon për herë të parë se çfarë raporte ka me Albin Kurtin

  • 10/10/2019 | 21:40

Edi Rama zbulon për herë të parë se çfarë raporte ka me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se raportet e tija me liderin e VV’së, Albin Kurtit vazhdojnë të mbajnë komunikime, shkruan Gazeta Metro.


Rama ka deklaruar se me Albin Kurtin kanë raporte në vazhdimësi, por ndryshe nga Kurti ai thotë nuk bënë politikë e marrëdhënie personale dhe me biseda që shkëmbejnë me njëri -tjetrin.

“Unë në me Albinin në vazhdimësi kemi pasur komunikim, kur s’kam qenë dakord ja kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga Albini unë nuk bëjë politikë me marrëdhënie personale dhe me biseda që shkëmbejmë me njëri tjetrin, por mu më vjen mirë që ai të marr përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës atë energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij edhe fal tij ati ata që e kanë votuar, kështu besoj se nuk do të jetë e vështirë”, tha Rama për Klan Kosova në Beograd, transmeton Gazeta Metro.

Rama ka deklaruar se zgjedhja e Albin Kurtit si fitues në Kosovë në zgjedhjet e fundit është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Albin Kurti është sot shprehje e vullnetit të zgjedhësve të Kosovës dhe nëse do të marr rrugëtimin e Qeverisjes së Kosovës, ai është kryeministri i Kosovës me të cilën Serbia don apo nuk don duhet që të komunikon dhe të gjej rrugën për të strukturuar një process dialogu me të cilin as nuk mund të imagjinohet pa Qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës” tha Rama,/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë