Loading…

Edicioni i 14-të i TIFF, nga 3-11 nëntor 2016

  • 31/10/2016 | 19:50

Edicioni i 14-të i TIFF, nga 3-11 nëntor 2016

Këtë vit është edicioni i 14-të i festivalit të filmit i cili mbahet në Tiranë. Prej 1400 aplikime, nga 120 vende të botës, janë selektuar 225 filma. Në kategoit:  “Feature Film Competition”, “Short Film Competition”, “In Albanian Film Competition”, “Student Film Competition”, “Video Art” ndërsa 60 filma të tjerë të shkurtër e të gjatë do të shfaqen në kuadër të dy programeve speciale “Fokus” dedikuar kineastit të njohur Abbas Kiarostami, që u nda nga jeta vetëm tre muaj më parë.

Programi tjetër special “Panorama” do t’i dedikohet mjeshtrit të madh italian Ettore Scola. Një numër i madh i filmave janë  premierë kombëtare .

“TIFF vazhdon të mbetet një festival i pavarur, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore, që për fat të keq mbetet jashtë rrjetit komercial të distribucionit” Agron Domi, drejtor i festivalit.

Agron Domi

Filmat pjesëmarres do të shfaqen në disa kinema në Tiranë.

Programi TIFF 2016

http://tiranafilmfest.com/images/stories/tiff2016/DailyProgram_TIFF_2016.pdf

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë