Loading…

Edita Tahiri duhet ta lë dialogun

  • 02/12/2016 | 19:15

Edita Tahiri duhet ta lë dialogun

Ministrja Edita Tahiri, s’duhet të jetë më kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, nga ana e palës kosovare.

Kështu mendon deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, i cili në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se ekipi i saj e ka bërë rutinë dialogimin me Beogradin dhe u ka humbur kreativiteti.

“Mund ta bëjnë shumë njerëz më mirë punën e ministres Edita Tahiri. Ekipit të zonjës Tahiri, dialogu i është shndërruar në rutinë dhe kur ka rutinë, humbet pasioni, kreativiteti dhe gjithçka. E Kur diçka si kjo ndodh, duhet të ndërrohet ekipi”, ka shtuar Gashi, duke mos përmendur se kush do ta bënte më mirë punën e Tahirit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë