Loading…

Edon Zhegrova pritet të huazohet te skuadra e madhe italiane

  • 28/08/2026 | 13:39

Edon Zhegrova pritet të huazohet te skuadra e madhe italiane

Edon Zhegrova është lidhur së fundmi nga mediet në Itali me një kalim nga Juventusi te Lazio, në formë huazimi për një sezon pa detyrim blerje.


Trajneri Gennaro Gattuso po kërkon alternativa të reja në krahët e sulmit dhe pëlqen cilësitë e anësorit shqiptar.

Marrëveshja do të ishte një huazim pa detyrim blerjeje, një mundësi që Juventusi do ta miratonte. Paga e 27-vjeçarit shqiptar, prej 2.5 milionë eurosh i përshtatet parametrave të Lazios dhe do të mbulohej nga bardhekaltërit.

Një lojtar që luan me këmbën e majtë, Zhegrova mund të bëhet gjithashtu një alternativë e Zaccagnit. Ardhja e tij do të ishte e fundit në sulm te Lazio, veçanërisht pasi konkurrenca për Harder po rritet.

Përvoja e Zhegrovës në ligën italiane gjithashtu peshon në favor të idesë, 20 ndeshje të luajtura që nga sezoni i kaluar (të dielën, në ndeshjen hapëse kundër Frosinone, ai hyri në mes të pjesës së dytë në vend të Conceicao).

Lazio thjesht po pret të finalizojë një largim në sulm përpara se të bëjë një lëvizje për Zhegrovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë