Loading…

Eduart Grishaj zbulon vështirësitë e të punuarit me Arbana Osmanin në rolin e aktores

  • 26/10/2022 | 13:28

Eduart Grishaj zbulon vështirësitë e të punuarit me Arbana Osmanin në rolin e aktores

Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar këtë mëngjes në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin, kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”


“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq, eshtë e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”– tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”

Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet, Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë, ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.

Partneri i moderatores foli gjithashtu për familjen dhe fëmijët e tyre duke shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka mungur asgjë nga prindërit e tyre.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël, unë mbaj çunat, Arbana gocën Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka gjetur emrin Arbana,Zoi do të thotë jetë Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”- përfundoi Eduarti./iconstyle/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë