Loading…

Edukimi i hershëm i fëmijëve, zhvillim ekonomik për vendin

  • 24/11/2016 | 13:26

Edukimi i hershëm i fëmijëve, zhvillim ekonomik për vendin

Mospërfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm ndikon në zhvillimin e vogël ekonomik të vendit.

Kështu u tha sot në konferencën gjatë së cilës u publikua studimi mbi koston për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili është përgatitur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, me përkrahjen e Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se  ky studim është shumë i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket rritjes së standardeve në viset rurale.

“Çështja e gjithëpërfshirjes në arsimin parafillor dhe fillor është një dimension shumë i rëndësishëm i respektimit të të drejtave të njeriut”, tha Bajrami.

Ai bëri të ditur se MAShT në bashkëpunim me projektin IPA ka aprovuar mjetet për ndërtimin e rreth 20 kopshteve publike në vitin e ardhshëm, si dhe ka punuar në caktimin e saktë të Kurrikulës për moshat 3-6 vjeç.

James Mugaju, përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se vizioni i UNICEF-it  është që të sigurohet se, të gjithë fëmijët e Kosovës janë fizikisht të shëndetshëm, mentalisht dhe emocionalisht të sigurt dhe të gatshëm për të mësuar.

Ai tha se, investimi në edukimin e hershëm është mundësi unike për t’i përgatitur fëmijët që të jenë anëtarë produktiv të shoqërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë