Loading…

Efekti Grenell: Kosova e Serbia zotohen t’i hapin hekurudhat dhe të ngrenë autostrada lidhëse

  • 15/02/2020 | 08:07

Efekti Grenell: Kosova e Serbia zotohen t’i hapin hekurudhat dhe të ngrenë autostrada lidhëse

I dërguari i Special i presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, ambasadori Richardh Grenell, ka arritur që edhe zyrtarisht që linja hekurudhore dhe ajo e autostradës Kosovë-Serbi të nënshkruhet edhe në letër, shkruan Gazeta Metro.


Me ndërmjetësimin e Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar që marrëveshja për linjën hekurudhore dhe ajo e autostradës të arrihet edhe të nënshkruhet, gjë që tani dy palët do të jenë të obligueshme ta përmbyllin këtë marrëveshje.

Kjo është bërë nën prezencën edhe të dy presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, po ashtu edhe në prani të dy ambasadorëve amerikan, atij të Kosovës, Philip Kosnett dhe atij në Serbi, Anthony Godfrey.

Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ai i cili e ka firmosur dokumentin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë