Loading…

Efekti Grenell: LDK dhe VV me deklarata të kundërta për taksën

  • 21/02/2020 | 23:04

Efekti Grenell: LDK dhe VV me deklarata të kundërta për taksën

Pas disa mujash bisedime dhe takime Vetëvendosja dhe LDK’ja arritën koalicion dhe formuaan qeverinë e re të vendit, mirëpo as të bashkuar nuk kanë qëndrime të njëjta në temën kryesore dhe me të ndjeshme, atë të taksës. Albin Kurti kërkon reciprocitet të plotë, duke zëvendësuar taksën e vendosur nga Ramush Haradinaj, mirëpo këtë gjë po e kundërshtojnë ashpër nga SHBA’të, ndërsa Isa Mustafa, për dallim nga Kurti po kërkon t’u bindet amerikanëve, të hiqet taksa pa vendosur reciprocitet, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, pas marrjes së detyrës së kryeministrit, më 3 shkurt, ka deklaruar që taksa ndaj Serbisë do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar, duke e konsideruar këtë masë si një parim të marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet dy shteteve.

Lidhur me çështjen e reciprocitetit, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar që nuk e mbështetë idenë e Kurtit për futjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Gjithashtu, Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që heqja e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, do të jetë e rëndësishme për rikthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve.

“Shpresojmë dhe presim që këtë ta bëjë prioritet dhe ta shfrytëzojë momentin që ka dalë pas letrave të qëllimit për vendosjen e linjave ajrore dhe hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo.

Në anën tjetër edhe partneri i tij qeverisës, Isa Mustafa, thotë se krejt ky proces duhet të bashkërendohet me shtetin amerikan.

Mustafa, ka thënë se bashkërenditja me SHBA’në është thelbësore, kur është pyetur se a e përkrah vendosjen e reciprocitetet pas presionit amerikan që kjo të mos ndodh.

“Themelore është që procesi të bashkërenditet me SHBA’të, si partner strategjik i yni.  Çështjet e tjera mbesin modalitete”, ka thënë Mustafa për Express.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dhënë fjalën e fundit. Kërkojnë heqjen e taksës, por i thonë jo reciprocitetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë