Loading…

‘Eh, what’s up, Doc?’: Edhe nga koma u zgjua si Bugs Bunny, Mel Blanc njeriu me 1000 zëra

  • 03/12/2021 | 13:59

‘Eh, what’s up, Doc?’: Edhe nga koma u zgjua si Bugs Bunny, Mel Blanc njeriu me 1000 zëra

Posedimet e aktorit Mel Blanc, ikonë amerikane që i dhuroi zërin personazheve legjendare të animuara si Bugs Bunny, Daffy Duck , Porky Pig mes tjerëve do të dalin në ankand pas disa dekadash nga vdekja e tij. Aq i pasionuar ishte Mel sa u zgjua nga koma pasi dëgjoi zërin e Bugs Bunny në televizion dhe u përgjigj si ai në pyetjet e mjekut, transmeton Gazeta Metro.


Mel Blanc ka vdekur në vitin 1989 në moshën 81 vjeç. I biri i tij Noel Blanc ka nxjerrë në ankand posedimet e tij nga një kohë e artë e Hollywood dhe prodhimit televiziv amerikan. Blanc është i pashmangshëm edhe sot me personazhet të cilëve ju huazoi jo vetëm zërin por edhe i shkroi skenarët.

Ishte Blanc ai që shpiku fjalinë e famshme të Bugs Bunny, lepurit belaxhi: “Eh, whats up, Doc?”. Nga i erdhi e shpjegoi i biri i tij Noel. Ai shpjegon se Mel i konsideronte burrat nga Brooklyn dhe Bronx në New York si më të rreptit e më të egërit dhe ishte inspiruar nga ta për personazhin.

Në karrierën e tij prej 50 vitesh ai kishte zotëruar mbi 900 dialekte dhe aksentë. Fjalia që mbyll çdo film të animuar të Hanna-Barbera ″Th-th-th-that’s all, folks” ishte shpikje e tij poashtu. Në kohën e tij kalkulohej se zëri i dëgjohej për çdo ditë nga 20 milionë njerëz në botë.

Në vitin 1961 ai kishte rënë në koma pas një aksidenti trafiku në Los Angeles. Atij ju thyen të gjitha eshtrat në trup. Ra në koma për 14 ditë. S’kishte reagim nga ai ato ditë. Në ditën e katërmbëdhjetë mjeku i ra ndërmend dhe solli një televizion që e la ndezur në dhomën e tij 24 orë pa ndërprerë. Dhe siç pritej doli edhe Bugs Bunny. Në fund mjeku ju kujtua dhe e pyeti Mel: “Bugs, apo më dëgjon?”. Besoni apo jo – dhe isha aty me të nënën – ai u përgjigj si personazhi: “Yeah, what’s up doc?”. Unë jam shtangur tregoi i biri i tij Noel.

Mel Blanc jetoi edhe 30 vite të tjera dhe punoi vazhdimisht, madje kishte punuar sa po rikuperohej në spital i lidhur me gips në gjithë trupin.

″Th-th-th-that’s all, folks”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë