Loading…

Ejupi nderohet nga presidenti i Shqipërisë

  • 07/07/2022 | 15:42

Ejupi nderohet nga presidenti i Shqipërisë

Klubi i futbollit Prishtina me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se presidenti i këtij klubi, Remzi Ejupi, është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, shkruan Gazeta Metro.


Meta e nderoj Ejupin me me titullin presidencial “Kalorës i urdhërit të flamurit”.

“Remzi Ejupi nderohet nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” thuhet në njoftimin e klubit.

Në këtë klub treguan se për se kreu i shtetit shqiptar ia ndau këtë titull Ejupit.

“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, për meritat e tij në themelimin e ansamblit “Kosova djep lirie”.Ejupi i ka shërbyer gjithmonë idesë së formimit të një hapësire ekonomike mbarë shqiptare, ka mbështetur sportin, Kombëtaren e Shqipërisë e shumë aktivitete të tjera”, shkruhet në njoftim

Postimi i plotë:

Remzi Ejupi nderohet nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i urdhërit të flamurit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, për meritat e tij në themelimin e ansamblit “Kosova djep lirie”.
Ejupi i ka shërbyer gjithmonë idesë së formimit të një hapësire ekonomike mbarë shqiptare, ka mbështetur sportin, Kombëtaren e Shqipërisë e shumë aktivitete të tjera.
Presidenti Meta u shpreh se ndjehet i lumtur që e nderoi një personalitet si Remzi Ejupi duke thënë se ai është frymëzim që shqiptarët të punojnë gjithmonë së bashku.
Vetë Ejupi, pasi falënderoi Rifat Jasharin, Ilir Metën, Isa Mustafën dhe të pranishmit e tjerë në ceremoni, tha se ky çmim është nder i madh për të dhe familjen e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë