Loading…

Ejupi takon ministrin e Turizmit të Arabisë Saudite në Berlin: I prezanton edhe mundësitë e investimeve dhe bukuritë natyrore që ka Kosova

  • 10/03/2023 | 18:57

Ejupi takon ministrin e Turizmit të Arabisë Saudite në Berlin: I prezanton edhe mundësitë e investimeve dhe bukuritë natyrore që ka Kosova

Biznismeni i njohur kosovar, Remzi Ejupi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar ministrin për Turizëm të Arabisë Saudite, Ahmed Al Khateeb, në panairin ndërkombëtar të turizmit që po mbahet në Berlin, shkruan Gazeta Metro.

Ejupi tha se me ministrin saudit, kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin ekonomik si dhe për investime saudite në vendin tonë.

Biznismeni kosovar tha se e ka njoftuar ministrin saudit për mundësitë e mira që ofron Kosova me potencialet e saja njerëzore dhe ekonomike.

Ai po ashtu tha se ata kanë biseduar edhe për lansimin e një linje fluturime nga Arabia Saudite në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në samitin e Berlinit për turizëm, Ejupi tha se kanë prezantuar bukuritë natyrore që ka Kosova, dhe se turistët ndërkombëtarë ishin të interesuar për këtë.

Postimi i plotë:

Investimet e Arabisë Saudite të mirëseardhura në Kosovë
Gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, mes shumë personaliteteve, pata kënaqësi që të takoi edhe ministrin për Turizëm të Arabisë Saudite, Ahmed Al Khateeb.
Me Al Khateebin folëm për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, rritjen e shkëmbimit ekonomik, por më e rëndësishmja investimet në Kosovë.
I tregova për mundësitë e volitshme investuese që ofron Kosova, si një nga vendet me moshën e popullsisë më të re në Evropë, ndërsa i ofrova edhe mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë e suksesshme vendore Eurokoha dhe Kosova Airlines, për çka u pajtuam që të flasim konkretisht në një takim të ardhshëm për të konkretizuar bashkëpunimin dy palësh.
Interesimi i të dy prej nesh ishte që të lansojmë në të ardhmen e afërt një linjë fluturimi nga Arabia Saudite drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e që do të ishte mundësi e mirë për të sjell më afër investitorë , por edhe turistë arab në vendin tonë.
Të dy u pajtuam se Arabia dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, ndërsa e falënderova që vendet arabe vazhdimisht kanë mbështetur vendin tonë.
Vlen të ceket se Arabia Saudite gjatë vitit të kaluar ka treguar se synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë, ndërsa investime të tilla shpresojë që do t’i shohim së shpejti edhe në Kosovë.
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin i cili është mbyllur më 9 mars, me shumë kënaqësi bashkë me Eurokohën kemi prezantuar bukuritë e shumta natyrore të Kosovës, ku shumë turistë nga e gjithë bota ishin të interesuar për të parë atë se çfarë ofron Kosova për turizmin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë