Loading…

Ekipi i Dua Lipës do të vendos kush do ta përfaqësoj Britaninë në Eurovision

  • 21/10/2021 | 19:02

Ekipi i Dua Lipës do të vendos kush do ta përfaqësoj Britaninë në Eurovision

Ekipi i Dua Lipës dhe Lana Del Rey do të zgjedhë do të zgjedhë kandidatin e Mbretërisë së Bashkuar për “Eurovision Song Contest 2022”. Tap Management, që menaxhon gjithashtu Ellie Goulding dhe Hailee Steinfeld do të marrë përsipër përzgjedhjen e konkurrentit që do të përfaësojë vendin në festivalin evropian.


Bashkëthemeluesi i kompanisë, Ben Mawson tha: “Ne jemi vërtet të ngazëllyer që po bashkohemi me BBC për këtë ngjarje dhe do të përdorim Eurovision për të pasqyruar dhe festuar në mënyrë autentike talentin e pasur, të larmishëm dhe të klasit botëror për të cilin Mbretëria e Bashkuar është e njohur globalisht.”

Ky lajm vjen pasi James Newman që përfaqësoi Britaninë u rendit në vendin e fundit në konkursin e këtij viti. Eurovision 2022 do të mbahet në Torino. Italia fitoi nderin e organizimit të eventit të radhës pasi grupi i rock-ut Måneskin, triumfoi me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë