Klubi i Mallorcas në një postim në Twitter ka publikuar fotografinë e dy gjigantëve kosovarë, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani, transmeton Gazeta Metro.
Mallorca dhe Napoli u përballën mbrëmë në një ndeshje miqësore e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Golin për skuadrën italiane e shënoi sulmuesi, Victor Osimhen nga penalltia, ndërsa për Mallorcan realizoi mbrojtësi, Antonio Raillo.
Para pak çastesh klubi spanjoll ka publikuar në Twitter edhe fotografinë e realizuar mbrëmë nga dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.
𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐎 Team ☺️ pic.twitter.com/e1sW9bM230
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 1, 2022
Dy futbollistët nuk u përballën mes veti pasi Rrahmani luajti gjatë pjesës së parë dhe u zëvendësua pas 45 minutave, ndërsa Muriqi u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.
Napoli do të luajë edhe dy miqësore para fillimit të sezonit të ri në Serie A me Gironan dhe Espanyol. Ndërkaq, Mallorca kundër napolitanëve e përfundoi fazën e saj përgatitore dhe më 15 gusht do të jetë mysafir i Athletic Bilbaos në duelin e parë në La Liga. /gazetametro.net