Loading…

Ekonomia botërore do të ngadalësohet vitin e ardhshëm shkaku i inflacionit dhe luftërave thonë ekonomistët

  • 29/11/2023 | 14:01

Ekonomia botërore do të ngadalësohet vitin e ardhshëm shkaku i inflacionit dhe luftërave thonë ekonomistët

Ekonomia globale e cila sivjet ishte e qendrueshme pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm shkaku i inflacionit, luftërave dhe nga vazhdimi i normave të larta të interesit, transmeton Gazeta Metro.


Organizata Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Paris ka thënë të mërkurën se ngritja ndërkombëtare do të ngadalësohet dhe do të rritet me vetëm 2.7% në vitin 2024 nga 2.9% sa ishte këtë vit. Kjo nënkupton ngritjën më të ulët të ekonomisë që nga viti i pandemisë 2020.

Por pavarësisht këtij lajmi negativ, sipas organizatës dhe drejtorit të saj Mathias Cormann  në shumicën e vendeve do të shmanget recesioni.

Sidoqoftë ai shtoi se rreziku i inflacionit qëndron i lartë dhe se lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe Rusisë dhe Ukrainës do të ndikoj në shportën e konsumatorëve, raporton The Associated Press.

Një tjetër faktor kyq i këtij ngadalësimi sipas organizatës është fakti që dy ekonomitë më të mëdha të botës ajo amerikane dhe kineze do të kenë rritje të ulët ekonomike ku ajo amerikane sipas parashikimeve do të rritet për vetëm 1.5% në vitin 2024 krahasuar me 2.4%  sa ishte në vitin 2023./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë