Loading…

Ekonomia e Kosovës s’do të rimëkëmbet deri në fund të vitit 2021

  • 04/04/2020 | 09:37

Ekonomia e Kosovës s’do të rimëkëmbet deri në fund të vitit 2021

Përhapja e pandemisë së koronavirusit do të ndikojë në rënien e remitencave nga diaspora dhe investimeve të huaja.

Rënia e remitencave vlerësojnë njohës të rrethanave ekonomike në vend do të jetë ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të vendit, derisa parashikohet se vendi nuk do të gjejë stabilitetin ekonomik deri në fund të vitit 2021.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria duhet të shoh opsione tjera për ta mbajtur gjallë ekonominë.

Siç tha ai, se vendi mund të rimëkëmbet pas këtij virusi vetëm pas një viti e gjysmë.

“Remitencat edhe në vlerën që janë transferuar nga jashtë dhe që janë shpenzuar si turizmi i diasporës gjatë verës dhe dimrit do të ulen në mënyrë drastike dhe do të ndikojë jashtëzakonisht negativisht, sidomos në indikatorin e konsumit”.

“Kjo do të ketë efekte negative në rritjen ekonomike të vendit. Stabilizimi do të arrihet në fund të viti 2021, deri atëherë ne duhet të shohim alterantiva tjera që ta mbajmë ekonominë gjallë”, tha Rukiqi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, kërkoi nga Qeveria që të fokusohet në shpëtimin e ekonomisë, duke krijuar fond emergjent për sektorin privat dhe tatimpaguesit.

Shahini potencoi se nuk do të ketë qëndrueshmëri ekonomike as në muajin prill.

“Ky vit do ta karakterizohet me rënie të madhe ekonomike, rënie të remitencave, investimeve të huaja, aktiviteteve të ndryshme ekonomike e biznesore. Andaj Qeveria e vendit duhet sa më shpejt që të fokusohet në shpëtimin e ekonomisë, të krijon fond emergjent për të mbështetur sektorin privat, konsumatorin e tatimpaguesin. Diçka çka nuk rritet zvogëlohet, sepse nuk do të kemi aktivitete tash e 1 muaj. Edhe muaji prill nuk pritet të ketë një rimëkëmbje të vendit”, u shpreh Shahini.

Lidhur me këtë çështje edhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë deklaruar se rreth 700 milionë Kosova ka remitenca nga diaspora, e kjo do të ndikojë në ekonominë e vendit.

Njohësi i çështjeve, Mustafë Kadrijaj, tha se shteti duhet të ketë një fond rezervë për menaxhimin edhe të pandemive e sëmundjeve të tjera që mund të shfaqen.

“Kosova është ndër vendet që ndikohet pozitivisht nga ana e remitencave pasi kemi një diasporë të fuqishme. Kjo do të ndikojë negativisht sepse fokusi është në Gjermani, Zvicër dhe Itali. Ky vit nuk do të jetë i mirë për ekonominë. 700 milionë euro janë remitencave nga ana e diasporës, që në këtë drejtim nuk do të ndikojë pozitivisht nga ana e aktiviteteve ekonomike”.

“Nëse kalon Coronavirusi, do të kemi një kulturë ndryshe në qeverisje politike, ekonomike, shëndetësore e sociale. Politikat kontribuojnë në nivel shteti, nuk duhet të lejoj zhvillim ekonomik të qelqt, por secili aktivitet t’i merr masat ekonomike”.

“Shteti duhet të ketë një fond rezervë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, në çdo moment të jetë i gatshëm që të kontribuoj për të parandaluar çdo virus që do të shfaqet në nivel të shtetit”, ka thënë Kadrijaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë