Loading…

Ekonomia greke, po dobësohet

  • 06/03/2017 | 23:59

Ekonomia greke, po dobësohet

Rikthimi i mundshëm i Greqisë në rritjen e ekonomie në vitin 2016 u përgënjeshtrua sot nga të dhëna të rishikuara, që vijnë në momentin më të keq ndërkohë që Athina përpiqet të arrijë një marrëveshje me BE-në dhe FMN-në për daljen e saj nga kriza.


Në përfundim të këtij rishikimi nga zyra greke e statisitkave, Elast, sipas vlerësimeve të para të bëra në shkurt, viti 2016 u mbyll me një rënie prej 0,05 për qind të PBB-së, kundrejt një rritje me 0,3 për qind që parashikohej.

Vendi, PBB-ja e të cilit ka rënë me 1,2 për qind në tremujorin e katërt, kundrejt një rënie të vlerësuar fillimisht në 0,4 për qind, do të mbetet në recesion për të tetin vit radhazi, me përjashtim të një rikthimi të shkurtër të rritjes ekonomike në vitin 2016, përcjell Atsh.

Njoftimi i kësaj performance të dobët vjen kur Athina përpiqet të arrijë me kreditorët e saj një marrëveshje që po zgjat disa muaj për të qëndruar nën injektim financiar deri në vitin 2018 dhe të përgatisë më pas rikthimin në tregjet financiare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë