Loading…
Ekrem Mustafa së shpejti do të shkarkohet, edhe ministri i Labit po shkon në shtëpi
  • 12/02/2019 | 16:00

Ekrem Mustafa së shpejti do të shkarkohet, edhe ministri i Labit po shkon në shtëpi

Ditët e numëruar janë për ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, kjo pasi që ai shumë shpejt do të shkarkohet nga detyra, transmeton Gazeta Metro.


As 5 muaj nuk kanë janë bërë gati prej se kur ka filluar postin e tij si ministër i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa pritet që të shkarkohet pas zhvillimeve të fundit në vend.

Burimet e Metros brenda MPB’së kanë bërë të ditur se Mustafa shumë shpejt do të ndërrohet dhe në vend të tij do të vij një tjetër ministër po ashtu nga radhët e Aleancës së Kosovës së re (AKR), por sipas burimeve këtë herë ai nuk do të jetë ndonjë i propozuar nga deputeti i saj, Labinot Tahiri.

Ndërkaq, Ekrem Mustafa erdhi në postin e ministrit fal kushteve që i pati dhënë për t’ia përmbushur partia e tij dhe kryeministri Haradinaj, deputeti Labinot Tahiri, transmeton Gazeta Metro.

Deputeti Tahiri kishte kërkuar që në Qeverinë Haradinaj të ketë edhe një ministër nga Ferizaji, pasi vetëm ky vend ka mbetur pa ministër në këtë Qeveri dhe meriton që të përfaqësohet Ferizaji përmes këtij njeriu.

Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e Ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.

Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar Qeveria Haradinaj, ai morri postin me 16 tetotor të vitit të kaluar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë