Loading…
Ekskluzive: Me 10 gusht Milan luan me Feronikelin në ‘Fadil Vokrri’
  • 20/06/2019 | 15:52

Ekskluzive: Me 10 gusht Milan luan me Feronikelin në ‘Fadil Vokrri’

Gjiganti italian, AC Milan, po vije në Kosovë dhe tashmë kjo është diçka e vërtetë. Kjo së fundi është konfirmuar për Metron nga Agron Selimi i cili është edhe organizatori i ndeshjes, transmeton Gazeta Metro.


Ekskluzivisht për Metron, Selimi ka konfirmuar se Milano me 10 gusht do të vije në Kosovë dhe do të ndeshet me Feronikelin në stadium ‘Fadil Vokrri’.

“Milani do të vije në Kosovë më 10 gusht dhe kjo tashmë është zyrtare dhe do të përballet me Feronikelin” – tha fillimisht ai për Gazeta Metro.

“Milani vjen me komplet stafin dhe ekipin e parë” – tha Selimi, duke konfirmuar kështu se yjet e Milanit do të jenë prezent dhe fansat e shumtë të tyre do ta kenë rastin t’i shohin prej se afërmi.

Selimi gjithashtu tha se kjo ndeshje po organizohet falë kontakteve të tija rreth botës dhe se tani për tani është në bisedime vetëm edhe për disa detaje.

Marrëveshja është firmosur sot nga Kryetari i Feronikelit, Naser Rama dhe nga menaxhri Agron Selimi. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë