Loading…

Ekskluzive: Ministria i përgjigjet Eroll Salihut: Zgjedhjet në FFK më 15 janar, nuk ka zgjatje të mandatit për Agim Ademin

  • 02/12/2019 | 14:29

Ekskluzive: Ministria i përgjigjet Eroll Salihut: Zgjedhjet në FFK më 15 janar, nuk ka zgjatje të mandatit për Agim Ademin

Pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili kërkoi ndihmën e institucioneve për situatën në FFK, ka ardhur edhe përgjigjja nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, shkruan Gazeta Metro.


Eroll Salihu kërkoi ndihmën e institucioneve të vendit për situatën në Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila funksion si OJQ në bazë të Ligjit për Sport dhe Ligjit për OJQ.

Depertamenti Ligjor i MKRS’së sot është përgjigjur për situatën në FFK dhe zgjedhjen e Agim Ademit. Departamenti Ligjor i MKRS ka konstatuar se zgjedhja e Kryetarit Agim Ademi është bërë në shkelje statutare, duke pamundësuar konkurimin e kandidateve të tjerë, duke mos përfillur kushtet dhe kriteret e zgjedhjes, shkruan Metro.

Pas letrës së MKRS, zgjedhjet në FFK janë te pashmangeshme. Gazeta Metro ka siguruar letrën nga MKRS drejtuar FFK’së.

Departamenti ligjor i MKRS’së në bazë të kompetencave të tij ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39’të.

“Vetëm anëtarët e FFK’së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK’së. Propozuesi duhet të protokollojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK’së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK’së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor. Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t’i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK’së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit”,  thuhet në këtë pikë të statutit ku është vërtetuar shkelja.

Në bazë të nenit 50 të paragrafit 1 dhe nënparagrafit 8 dhe 2, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka të drejtë të plotë ligjore ta mbikqyrë punën e kësaj federate. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Agim Ademi në panik të madh: E shtynë Komitetin Ekzekutiv të dal me komunikatë për mandatin e tij

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë