Loading…

Ekskluzive: Nga klubi i Trepçës tregojnë nëse do të ndodh transferimi ‘historik’ i Matkovic

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 24/01/2023 | 14:00

Ekskluzive: Nga klubi i Trepçës tregojnë nëse do të ndodh transferimi ‘historik’ i Matkovic

Transferimi ‘historik’ i qendrës kroate Karlo Matkovic te Trepça nuk do të ndodh. Të paktën kështu kanë thënë burime të Gazeta Metro brenda klubit mitrovicas.


Mbrëmë u raportua se Trepça është shumë pranë një marrëveshje me basketbollistin 21-vjeçar, i cili është pjesë e Cedevita Olimpija klub që garon në Aba League dhe EuroCup.

Mirëpo, burime të Gazeta Metro mohuan raportimet për një transferim të mundshëm të tij duke thënë shkurtimisht se ”nuk është i vërtetë ky lajm”.

Kroati i lindur në Bosnje e Hercegovinë Matkovic konsiderohet si një nga basketbollistët më të talentuar në Ballkan dhe jo vetëm.

Ai u përzgjodh nga New Orleans Pelicans si i 52’ti radhazi në Draftin e NBA’së në qershor të vitit të kaluar, si dhe luajti gjatë verës për Pelicans në ligën verore të kompeticionit më të fortë të basketbollit në botë.

Mirëpo, plani i skuadrës amerikane ishte që ta rikthejnë përsëri në Europë atë për të marrë përvojë më të madhe, siç kishte thënë gazetari i ESPN’së, Endru Lopez.

Ndryshe, qendra i gjatë 208 centimetra, karrierën profesionale e kishte filluar te Cedevita e Zagrebit, teksa në vitin 2019 ishte i huazuar te OKK Beograd dhe Mega Basket.

Matkovic në nëntor të 2021 shprehu interesimin e tij për të përfaqësuar Kroacinë në arenën ndërkombëtare, nëse do të merrte ftesë.

Ai bëri debutimin e tij për kroatët në shkurt të 2022, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2023 kundër Suedisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë