Loading…

Ekskluzive: Seanca për votim të Demarkacionit të dielën

  • 16/02/2018 | 17:08

Ekskluzive: Seanca për votim të Demarkacionit të dielën

Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, sot caktohet edhe seanca ku do të votohet kjo marrëveshje, e shtyrë për rreth tri vite.


Gazeta Metro ka siguruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryemiistri Ramush Haradinaj, që seanca për votim të demarkacionit të mbahet të dielën, me datë 18 shkurt.

Kryesia e Kuvendit sipas burimeve të Gazeta Metro, do të mblidhet sonte në ora 18:00, ku do të marr vendim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet konformë kërkesës së presidentit dhe kryeministrit, të dielën, me shumë gjasë në ora 10:00 paradite, vetëm dy orë para seancës solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.

Konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë