Loading…

EKSKLUZIVE: “Telekom Srbija” ofron 155 milionë euro për blerjen e IPKO’së

  • 23/06/2020 | 18:19

EKSKLUZIVE: “Telekom Srbija” ofron 155 milionë euro për blerjen e IPKO’së

 Kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile në Kosovë “IPKO”, i ka vënë në shitje 100 % të aksioneve që i ka në posedim Telekomi i Sllovenisë, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka mësuar ekskluzivisht se “Telekom Srbija” ka ofruar 155 milionë për blerjen e kompanisë “IPKO” në Lubjanë.

Nga 10 ofertat e pranuara, Metro mëson se “Telekom Srbija” ka ofruar shumën më të lartë për blerjen e kompanisë “IPKO”.

Kujtojmë për lexuesit se aksionet më të mëdha të “Telekom Srbija” i zotëron shteti i Serbisë, po ashtu në raportet e mediave serbe thuhet ajo e kontrollohet nga njerëzit e presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe zyrtarët e partisë së tij  “Srpska Napredna Stranka” (SNS), shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu kjo kompani serbe ka shtrirjen më të madhe në gjithë territorin e Serbisë, ajo tregun e saj e ka zgjeruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Austri.

Kujtojmë se në Mars të 2018-ës Telekomi Slloven u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications pasi bleu edhe 6.89% të aksioneve të cilat nuk i kishte në pronësi.

Sipas grupit të Telekomit Slloven, shitja është pjesë e strategjisë së kompanisë 2019-2023 për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë